Kosovë

Pacientët kritikojnë mjekët e QKMF-së në Lipjan për mosrespektim të orarit të punës

 

Qarkullimi i një videoje nëpër rrjete sociale ku shihen mjekët e Qendrës Kryesore të Mjekësisë Familjare në Lipjan që shpërfillin orarin e tyre të punës, ka nxitur reagimin e qytetarëve dhe të opozitës.

Videoja, e cila është bërë brenda hapësirës së këtij institucioni, shfaq pacientët duke pritur në radhë derisa mjeku nuk gjendej në vendin e tij të punës, shkruan sot “Koha Ditore”.