Arbëri

Suspendohet mësimdhënësi i arrestuar në Vushtrri, dyshohet për ngacmim seksual

Foto: REL / ilustrim

Komuna e Vushtrrisë ka suspenduar mësimdhënësin e gjimnazit të Vushtrrisë, i cili është ndaluar për 48 orë nga Policia e Kosovës.

Në njoftimin për media theksohet se vendimi është marrë në mbështetje të Ligjit të punës dhe bazuar në informatën nga Drejtoria e Gjimnazit “Eqrem Çabej“, të datës 21 janar 2020.

“H.A., mësimdhënës i edukatës fizike në SHML Gjimnazi “ Eqrem Çabej” në Vushtrri i shqiptohet masa disiplinore largim i përkohshëm nga puna”, thuhet në vendimin e Drejtorisë Komunale të Arsimit, transmeton kosovapress.

Vendimi i Drejtorisë së Arsimit është bazuar në informatën nga Drejtoria e Gjimnazit “Eqrem Çabej“, të datës 21 janar 2020, lidhur me rastin e mësimdhënësit të edukatës fizike H.A, ndaj të cilit kanë filluar procedurat penale.

H.A., është arrestuar dje nga policia nën dyshimin për ngacmim seksual ndaj një nxënëse, e cila edhe ka denoncuar rastin në polici.