Arbëri

Nxënësit e Bllacës më 2021 i japin fund shkollimit në Han të Elezit

Foto: Driton Paçarada / Koha

Nxënësit e fshatit Bllacë prej disa vjetësh e kalojnë kufirin për t’i vijuar mësimet në Han të Elezit në Kosovë.

Por, nga viti 2021, këta nxënës nuk do të ketë nevojë më të shkojnë në Han të Elezit për shkollim, ngase Ministria e Arsimit e Maqedonisë Veriore ka hapur tenderin për shkollën e fshatit Bllacë. Këtë e ka bërë të ditur me një postim në rrjetin social “Facebook”, ministri i Arsimit dhe Shkencës, Arbër Ademi.

Nxënësit e lagjes “Bardhi” të fshatit Bllacë me vite ecin rreth 6 kilometra për të arritur në mësim, në shkollën fillore në Han të Elezit në Kosovë.