Kosovë

Kërkohet rregullore e re që përcakton orarin e punës për afaristët në Lipjan

 

Këshilltarët e Kuvendit Komunal në Lipjan nga pozita e opozita dhe përfaqësues të komunitetit të biznesit kanë kërkuar nga Ekzekutivi i Komunës që ta hartojë një rregullore të re që përcakton orarin e punës së veprimtarive afariste-biznesore dhe veprimtarive të tjera në territorin e kësaj komune.

Rreth kësaj çështjeje është debatuar edhe në mbledhjen e fundit të Kuvendit Komunal me qëllim që të mbrohen edhe të drejtat e punëtorëve në sektorin privat. Po ashtu hartimi i një rregulloreje të re ka për qëllim që bizneset dhe punëtorët të pushojnë edhe gjatë ditëve të festave shtetërore dhe gjatë ditëve të diela, shkruan sot “Koha Ditore”.