Arbëri

Pejanët më tepër i besojnë Policisë, sesa prokurorisë e gjykatës

Policia e Pejës gëzon besueshmërinë më të madhe nga qytetarët e Komunës së Pejës, sesa gjykata, Prokuroria dhe institucionet e tjera ka konstatuar një hulumtim që e ka zhvilluar muajin e kaluar Organizata Joqeveritare “Syri i Vizionit” nga Peja, mbi kënaqshmërinë dhe besueshmërinë e qytetarëve të Pejës në Policinë e Kosovës, respektivisht në Policinë në Pejë.

Këtë hulumtim, siç tregon Naser Lajçi, menaxher i këtij projekti në OJQ “Syri i Vizionit”, e ka zhvilluar me 1 mijë e 223 qytetarë të të gjitha moshave, gjinive dhe etnive që jetojnë në gjithë territorin e kësaj komune, atë urbane dhe rurale, shkruan sot “Koha Ditore”.

Kujdes i veçantë, siç tha Lajçi, i është kushtuar metodologjisë së zgjedhjes së mostrës në mënyrë që ajo të sigurojë përfaqësim të barabartë të lagjeve, fshatrave, gjinive dhe komuniteteve.

E ky hulumtim, sipas tij, ka nxjerrë në pah perceptimet e qytetarëve mbi bashkëpunimin, besueshmërinë, punën dhe angazhimin e Policisë, shqetësimet që ata kanë mbi dukuritë më të cilat ballafaqohet apo janë ballafaquar vetë apo komuniteti i tyre në lagje dhe fshatra, si dhe njohuritë që kanë për policinë e lagjes.

(Artikullin e plotë mund ta lexoni sot në “Koha Ditore”)