Kosovë

Shqiptohen dhjetëra gjoba për produkte me afat të skaduar

Shqiptohen dhjetëra gjoba për produkte me afat të skaduar
 

Inspektorati i komunës së Ferizajt ka shqiptuar dhjetëra gjoba mandatore dhe njëkohësisht ka inicuar dhjetëra procesverbale për shkelësit e ligjeve të produkteve ushqimore.

Janë shqiptuar gjoba prej 2-10 mijë euro për mallra me afat të skadua. Ndërkaq në disa raste është identifikuar shpërputhje e çmimeve të produkteve me arkën fiskale, ndaj janë shqiptuar gjoba në vlerë prej një mijë e 500 eurosh. Ridvan Berisha shef i inspektoratit në komunën e Ferizajt, ka thënë se në një rast kanë hasur në një produkt ushqimor me afat të skaduar i cili konsiderohet mjaftë i rrezikshëm për qytetarët. “Në një biznes kemi gjetur vajë ulliri me afat të skaduar i cili dyshohet se është shitur me paramendim pasi që çmimi i tij ka qenë në zbritje prej 50 për qind. Në këtë rast kemi iniciuar një fletëparaqitje për gjykatë, ndërkaq sipas ligjit të ushqimit ky biznes mund të dënohet prej dy mijë euro deri në dhjetë mijë euro. Po ashtu kemi hasur në mallra me afat të skaduar edhe tek dhuratat për fëmijë, pastaj kemi shqiptuar gjoba mandatore për mospërputhje të çmimeve që në raste të tilla menaxheri i pikës dënohet me 500 euro kurse biznesi me një mijë eurosh”, ka thënë Berisha. Ai ka bërë me dije se me aksione të tilla do të vazhdojnë edhe gjatë ditëve në vazhdim me qëllim që produktet ushqimore me afat të skaduar të largohen nga tregu.