Kosovë

YAHR: Shtatë kuvendarë të Lipjanit për gjashtë muaj s`folën asnjëherë

 

Asociacioni Rinor për të Drejtat e Njeriut “YAHR” ka publikuar raportin e monitorimit të Kuvendit Komunal të Lipjanit për periudhën qershor-dhjetor të këtij viti. Sipas raportit të kësaj OJQ-je, gjatë pjesës së dytë të vitit, shtatë kuvendarë janë treguar “memecë”.

“Gjatë periudhës gjashtëmujore qershor-dhjetor të 2019-s janë mbajtur pesë seanca plenare nga ana e Kuvendit Komunal të Lipjanit. Në këto seanca shtatë kuvendarë janë treguar “memecë”, sepse nuk iu është dëgjuar asnjëherë zëri në KK, megjithëse janë të përzgjedhur nga populli për t’i ngritur telashet me të cilat po përballen qytetarët dhe për t’i mbrojtur interesat e tyre në përgjithësi. Kjo periudhë kohore karakterizohet me një dinamikë të theksuar të marrjes së vendimeve krahasuar me të njëjtën periudhë të vitit të kaluar. Gjatë kësaj periudhe janë aprovuar 19 vendime të propozuara nga ana e ekzekutivit dhe janë shqyrtuar 7 raporte, 5 rregullore dhe plane komunale”, thuhet në raportin e “YAHR”-s.