Haskuka akuzon opozitën dhe shoqërinë civile për bllokadë në qeverisje

Haskuka akuzon opozitën dhe shoqërinë civile për bllokadë në qeverisje

Fisnik Minci 13 December 2019 09:34

Kryetari i Komunës së Prizrenit, Mytaher Haskuka, të enjten duke shpalosur episode të përjetimeve të tij, në kuadër të mandatit aktual, ka shprehur qëndrimin se shteti i kapur ka pasur tentim për ta futur në kurth qeverinë lokale të Prizrenit.

Sipas tij, një përpjekje e tillë ka qenë e pranishme në kohën kur Prizreni ballafaqohej me problemin e pezullimit nga gjyqësori të Planit Zhvillimor Komunal dhe dy Planeve të Hollësishme Urbane në bazë të padisë së Hekurudhave të Kosovës. Me këtë rast krahas PDK-së, Haskuka ka adresuar kritika edhe ndaj shoqërisë civile, shkruan sot Koha Ditore.

përfaqësuesit nga partitë opozitare këtë paraqitje në rrjetet sociale të Haskukës e kanë cilësuar si tentim për arsyetimin e paaftësisë dhe mungesës së performancës në qeverisje. Ndërkaq aktivistë të caktuar të shoqërisë civile kanë theksuar se kritikat e pushtetarëve lokalë kundër zërave kritikë që kërkojnë përgjegjshmëri institucionale nuk paraqesin ndonjë risi, por vijnë si praktikë nga ish-qeverisja në Prizren.

Haskuka në rrjetet sociale ka publikuar një shkrim me titull: “Analet e një qyteti të kapur / (1) bllokimi”, në hyrje të cilit ka përkujtuar situatën me pezullimin e PZHK-së, që sipas tij ishte dhënë në kohën kur PDK-ja kishte kapur qytetin dhe shtetin.

(Artikullin e plotë mund ta lexoni në numrin e sotëm të Kohës Ditore)

Gazetën Koha Ditore mund ta lexoni edhe online. Këtu mund të gjeni sqarimin se si mund të abonoheni.

© KOHA. Të gjitha të drejtat janë të rezervuara.

Komentet

Shto koment

Të ngjashme