Arbëri

Gjendja e sigurisë publike në Gjilan vlerësohet shumë e mirë

Gjilan, 12 dhjetor – Siguria publike në komunë të Gjilanit është vlerësuar shumë e mirë, përjashtuar rastet e vjedhjeve.

Kështu vlerësuan kryetari i Komunës së Gjilanit, Lutfi Haziri dhe nënkryetari Arbër Ismajli, gjatë një takimi pune me komandantin e Policisë së Regjionit, Elmina Mahmuti dhe komandantin e Stacionit Policor, Alban Ramushi, të cilët shoqëroheshin nga shefi i Operativës, Nijazi Kolgeci dhe zëvendëskomandanti i Stacionit Policor, Naser Rrahmani.

Gjatë këtij takimi, u diskutua edhe për projektet e përbashkëta, siç janë vendosja e kamerave të sigurisë, që tashmë është realizuar, sikurse edhe që i është ofruar mbështetja logjistike këtyre dy institucioneve të sigurisë në Gjilan.

Temë e takimit ishte edhe lirimi i objektit të Policisë së Regjionit për Komunën e Gjilanit, të cilët pritet të dalin në objektin e tyre.