Kosovë

Ndihmohen me dru për ngrohje 150 familje në komunë të Ferizajt

Ndihmohen me dru për ngrohje 150 familje në komunë të Ferizajt
 

Drejtoria e Bujqësisë dhe Pylltarisë e Ferizajt paraditen e sotme ka shpërndarë dru për 150 familje në gjendje të rëndë ekonomike.

Burim Bajrami, drejtor i Bujqësisë dhe Pylltarisë, tha se nisma të tilla po bëhen me qëllim të ofrimit të ndihmës sadopak për qytetarët, nga sasia e drurëve të konfiskuar gjatë vitit 2019.