Arbëri

Disa lagje në Pejë sot mbesin pa ujë nga ora 11 deri 14

Kompania Rajonale e Ujësjellësit në Pejë “Hidrodrini” njofton për një ndërprerje të furnizimit me ujë.

Përmes një kumtese thotë se sot, më 12 dhjetor, nga ora 11:00 deri në orën 14:00 do të ketë ndërprerje të planifikuar të furnizimit me ujë në bashkësitë territoriale “Rrokaqielli”, “Haxhi Zeka1”, përfshirë edhe rrugët “Bill Klinton” dhe “Besnik Lajqi” në Pejë, përcjell Koha.net.

“Ndërprerja e ujit vjen si rezultat i punimeve të rregullta në mirëmbajtjen e rrjetit të Ujësjellësit si dhe ngritjen e kualitetit me furnizim”, thuhet në kumtesë.

{gallery}