Arbëri

Tre qytetarë të Hanit të Elezit rrëfejnë për rrahjen që e pësuan në Shkup

Tre të rinj nga komuna e Hanit të Elezit shkuan për të vizituar Shkupin këtë të diel, por ata u sulmuan fizikisht nga disa persona.

Duke treguar për atë se çfarë ka ndodhur, ata thonë se nuk u është ofruar as ndihmë mjekësore, raporton KTV.

Tutje ata kanë treguar se për këtë ata janë mbajtur rreth 5 orë në stacionin policor të Shkupit.

E pikërisht për këtë ka reaguar edhe kryetari i komunës së Hanit të Elezit, Rufki Suma, i cili thotë se ka kërkuar përgjegjësi nga institucionet përkatëse.

Për këtë incident, KTV-ja e ka pyetur edhe Ministrinë e Punëve të Jashtme nëse janë të njoftuar ose kanë kontaktuar me autoritetet maqedonase, por ata nuk kanë kthyer përgjigje.