Kuvendarët e Lipjanit kërkojnë masa kundër përdorimit të drogave nëpër shkolla

Kuvendarët e Lipjanit kërkojnë masa kundër përdorimit të drogave nëpër shkolla

Agim Ademi Agim Ademi 10 December 2019 11:32

Këshilltarët komunalë të Lipjanit kanë kërkuar nga Ekzekutivi i Komunës dhe nga Stacioni i Policisë në Lipjan ndërmarrjen e masave parandaluese ndaj përdorimit të substancave narkotike nëpër institucione shkollore.

Sipas kuvendarëve, kjo dukuri ka shënuar rritje të ndjeshme, ndaj duhet shtuar masat e sigurisë nëpër shkolla. Rreth kësaj çështjeje është debatuar në mbledhjen e fundit të Kuvendit Komunal derisa këshilltarët kërkuan që ajo të trajtohej si pikë e veçantë në mbledhjet e radhës, shkruan sot Koha Ditore.

Albulena Kelmendi, këshilltare në KK të Lipjanit nga radhët e Lëvizjes Vetëvendosje, ka thënë se të gjithë janë të shqetësuar derisa dukuria e përdorimit të narkotikëve nëpër shkolla, që, sipas saj, ka shënuar rritje të ndjeshme.

“Është shqetësim i përgjithshëm dhe kërkojmë që së bashku ta bëjmë një zgjidhje rreth çështjes së përdorimit të narkotikëve në shkollat e mesme. Kërkojmë të shtohet numri i vizitave të policisë përreth shkollave, qoftë edhe me rroba civile dhe kontrolle sistematike të nxënësve, sepse ka informacione që ata bartin brenda dhe jashtë shkollës substanca narkotike”, ka thënë Kelmendi.

(Detajet mund t’i gjeni në numrin e sotëm të Kohës Ditore)

Gazetën Koha Ditore mund ta lexoni edhe online. Këtu mund të gjeni sqarimin se si mund të abonoheni.

© KOHA. Të gjitha të drejtat janë të rezervuara.

Komentet

Shto koment

Të ngjashme