Gjilani refuzon iniciativën por organizata vendos gomat për të pamundësuar parkimin e veturave në trotuare

Gjilani refuzon iniciativën por organizata vendos gomat për të pamundësuar parkimin e veturave në trotuare

Feim Azemi 09 December 2019 20:27

Organizata “Ec Shlirë” ka vendosur goma në trotuarin në afërsi të shkollës “Selami Hallaqi” në komunën e Gjilanit me qëllim që të pengohet parkimi i automjeteve .

Aktivistët e organizatës i kanë vendosur gomat në trotuare pa lejen e komunës meqë këta të fundit kanë refuzuar iniciativën e kësaj organizate.

Aktivistja e organizatës Medinë Dauti deklaron se iniciativa e tyre për vendosjen e gomave në torture është bërë me qëllim që të pengohet parkimi i veturave. Ajo deklaron se komuna asnjëherë nuk ka garantuar për lëvizjen e lirë të këmbësorëve meqë në vazhdimësi tolerohet parkimi i veturave, raporton Koha Ditore.

“Në Gjilan lëvizja e lirë pengohet sepse veturat në vazhdimësi parkohen në trotuare. Dhe rrezikohet jeta e fëmijëve dhe është për njerëzit e moshuar dhe për personat me aftësi të kufizuar dhe trotuaret janë për ecje dhe jo për parkim. Tash fillimisht ideja ka qenë me i mbulu 4 ose 5 lagje dhe kemi bërë kërkesë tek komuna për miratim dhe zyrtarët që janë përgjegjës për hapësirat publike e kanë refuzuar për vendosjen e gomave. Dy herë kemi bërë kërkesë me shkrim dhe të tretën kërkesë kemi shkuar direkt në zyrë mirëpo na kanë injoruar keq. Vendosja e gomave është bërë me qëllim me i rikujtu kryetarit të komunës që qytetorët duhet të ecin shlirë” ka thënë ajo.

Ajo deklaron se komuna nuk ka dhënë një arsye të qëndrueshme për refuzimin e kërkesës së tyre për vendosjen e gomave në trotuare.

“Arsyeja e refuzimit nga ana e komunës ka qenë sepse nuk u ka pëlqyer ideja dhe tjetër arsye që kanë dhënë është se gomat janë kancerogjene. Mirëpo kanë harruar se veturat kanë goma dhe ato qarkullojnë nëpër qytet dhe tjetra arsye është se gomat po e zaptojnë pjesën e trotuarit. Qëllimi jonë është i mirë ngase nuk duam që makinat të parkohen në trotuare”, është shprehur ajo.

© KOHA. Të gjitha të drejtat janë të rezervuara.

Komentet

Shto koment

Të ngjashme