Inspektorët në Skenderaj asgjësojnë mish të pasigurt për konsum, shitej në një supermarket

Inspektorët në Skenderaj asgjësojnë mish të pasigurt për konsum, shitej në një supermarket

05 December 2019 17:15

Inspektorët komunalë të Skenderajt, në kuadër të aktivitetit të tyre, kanë kryer një kontroll rutinë në marketet e Komunës së Skenderajt.

Në njoftimin për media, dërguar nga zyrtarë për informim në Komunën e Skenderajt, bëhet me dije se është hasur në produkte të mishit pa deklaracion, rrjedhimisht jo të sigurta për konsumatorin.

“Përkatësisht në ‘Viva Fresh Store’, ku pastaj është konfiskuar malli dhe është bërë asgjësimi i tij. Ndërsa, ndaj pronarit është shqiptuar gjobë, konform dispozitave ligjore”, thuhet në njoftimin për media.

Komuna e Skenderajt bën apel te pronarët e marketeve që shesin gjëra ushqimore, të jenë të kujdesshëm me produktet që shesin, kurse nga qytetarët kërkon bashkëpunim për të raportuar rastet e tilla.

© KOHA. Të gjitha të drejtat janë të rezervuara.

Komentet

Shto koment

Të ngjashme