Dështon projekti i kontejnerëve nëntokësorë në Lipjan

Dështon projekti i kontejnerëve nëntokësorë në Lipjan

Agim Ademi Agim Ademi 05 December 2019 08:31

Kontejnerët nëntokësorë të vendosur në disa pjesë të Lipjanit janë jofunksionalë.

Komuna dhe kompania “Pastrimi” afër tyre kanë vendosur kontejnerë të thjeshtë me qëllim që pastrimi i mbeturinave të bëhet më shpejt dhe më lehtë.

Por, një veprim i tillë nga opozita është cilësuar dështim i projektit për kontejnerë nëntokësorë, shkruan sot Koha Ditore.

Për vendosjen e nëntë kontejnerëve nëntokësorë disa vjet më parë komuna ka investuar rreth 50 mijë euro.

Kryetari PDK-së, Hyzer Rizani, ka thënë se projekti i kontejnerëve nëntokësorë ka dështuar pasi që ata janë mbyllur si pasojë e keqmenaxhimit të tyre.

“Dyshojmë se kompania që e bën menaxhimin e mbeturinave nuk posedon ndonjë teknikë të re transportuese për pastrimin e mbeturinave nëpër kontejnerë nëntokësorë. Ndërkohë për t’ia lehtësuar punën kësaj kompanie është dashur të investohej edhe një herë me paratë e qytetarëve për t’i blerë kontejnerët e thjeshtë. Pra, për vendosjen e kontejnerëve nëntokësorë në shtatë pika janë shpenzuar rreth 50 mijë euro disa vjet më parë, mirëpo ky projekt ka dështuar derisa qytetarët nuk e shfrytëzojnë atë. Andaj ne si opozitë edhe në të kaluarën e kemi akuzuar komunën për keqmenaxhim të parasë publike”, ka thënë Rizani.

Kurse Ramiz Qeriqi, këshilltar nga radhët e AAK-së, ka kërkuar largimin e kontejnerëve të plastikës.

(Gjerësisht, sot në “Kohën Ditore”)

Gazetën Koha Ditore mund ta lexoni edhe online. Këtu mund të gjeni sqarimin se si mund të abonoheni.

© KOHA. Të gjitha të drejtat janë të rezervuara.

Komentet

Shto koment

Të ngjashme