Agjencia e Ushqimit vendos t`i asgjësojë 3.5 tonë mish të “Buqukut” në Pejë

Agjencia e Ushqimit vendos t`i asgjësojë 3.5 tonë mish të “Buqukut” në Pejë

Ilir Osmanaj 03 December 2019 08:21

Mishi i bllokuar dhe i ndaluar për qarkullim në fabrikën e përpunimit të mishit “Buquku” në Pejë do të asgjësohet i tëri, sipas vendimit të Agjencisë së Ushqimit dhe Veterinarisë. Ky mish ishte bllokuar, për shkak se, sipas Prokurorisë Themelore në Pejë, nuk i kishte plotësuar kushtet për konsum. Në atë fabrikë të shtunën policia dhe Inspektorati i AUV-ut gjatë fundjavës kanë zhvilluar një aksion të kontrollimit, ku janë gjetur për prodhim 3 mijë e 450 kilogramë mish.

Sipas Prokurorisë, kjo sasi e mishit ishte blerë në mënyrë të rregullt por vendi ku ishte vendosur ka pasur edhe lëkura të lopëve, si dhe temperatura nuk ka qenë -18 gradë, por që në rastin konkret ka rezultuar në plus 7 gradë. Gjatë këtij aksioni gjithashtu, sipas Prokurorisë, janë konfiskuar edhe 7 gjedhe pa numër identifikues, respektivisht nuk i kanë pasur matrikulat në vesh, dhe ato, sipas Prokurorisë, janë konfiskuar nga dogana për kundërvajtje doganore.

Lidhur me këtë rast, Prokuroria bëri të ditur se një person është arrestuar. Rasti është konfirmuar edhe nga Policia Rajonale e Pejës, e cila me urdhëresën e Gjykatës Themelore në Pejë ka realizuar bastisjen në atë fabrikë, hapjen e së cilës, në vitin 2015, e kishin ndihmuar Ministria e Bujqësisë me 200 mijë euro dhe Komisioni Evropian me 330 mijë euro.

(Artikullin e plotë mund ta lexoni në numrin e sotëm të Kohës Ditore)

Gazetën Koha Ditore mund ta lexoni edhe online. Këtu mund të gjeni sqarimin se si mund të abonoheni.

© KOHA. Të gjitha të drejtat janë të rezervuara.

Komentet

Shto koment

Të ngjashme