Mamusha ngec në arkëtimin e tatimit në pronë

Mamusha ngec në arkëtimin e tatimit në pronë

Fisnik Minci 02 December 2019 09:01

Pesë komuna të rajonit të Prizrenit gjatë nëntë muajve të këtij viti kanë arkëtuar më shumë mjete nga tatimi në pronë në krahasim me periudhën e njëjtë të vitit të kaluar.

Ndërkaq Komuna e Mamushës është e vetmja nga ky rajon që ka pasur ngecje në këtë drejtim, shkruan sot “Koha Ditore”.

Komuna e Mamushës në nëntë muajt e 2019-s ka arkëtuar afër 0.02 milion euro nga tatimi në pronë apo 22 për qind më pak mjete në krahasim me periudhën e njëjtë të vitit të shkuar.

Ndërkaq në vitin 2017 kjo komunë kishte arkëtuar 0.01 milion euro.

(Artikullin e plotë mund ta lexoni sot në “Koha Ditore”)

Gazetën Koha Ditore mund ta lexoni edhe online. Këtu mund të gjeni sqarimin se si mund të abonoheni.

© KOHA. Të gjitha të drejtat janë të rezervuara.

Komentet

Shto koment

Të ngjashme