Arbëri

Komuna e Obiliqit anulon aktivitetet për 28 Nëntor

Foto: Reuters

Këshilli organizativ, në koordinim me kryetarin e Komunës së Obiliqit, Xhafer Gashi, ka vendosur që të anulojë të gjitha aktivitetet kulturore dhe sportive që ishin planifikuar të mbahen me rastin e kremtimit të Ditës së Flamurit Kombëtar- 28 Nëntorit.

Kjo për shkak të tërmetit të fuqishëm që goditi sot Shqipërinë duke lënë të paktën 18 të vdekur dhe mbi 600 të plagosur.

Si rrjedhojë e kësaj gjendje, Komuna e Obiliqit njofton se nesër do të mbahen homazhe pranë Pllakës Përkujtimore të dëshmorëve në Obiliq në ora 12:00, për të vazhduar te Kompleksi Memorial “Adem Jashari” në Prekaz.

Komuna e Obiliqit shpreh ngushëllimet më të sinqerta familjarëve të viktimave të tërmetit dhe shërim sa më të shpejtë të gjithë të plagosurve tjerë.