Kosovë

Skenderaj pranon kamionë të zjarrfikësve nga Gjermania

Skenderaj pranon kamionë të zjarrfikësve nga Gjermania
Foto: Koha/Ilustrim

Kryetari i Skenderajt, Bekim Jashari gjatë vizitës së tij në Stuttgart, pranoi donacion kamionë të destinuar për njësitin e zjarrfikësve.

Siç thuhet në kumtesën për media, Jashari gjatë vizitës së tij në Stuttgart të Gjermanisë, në një ceremoni zyrtare të organizuar në këtë shtet, ka pranuar donacion kamionë me elemente përcjellëse të destinuar për nevojat e njësisë së zjarrfikësve në Skenderaj.