Kosovë

Banorët presin ndihmën e Komunës së Podujevës për rinovimin e çatisë së objektit ku banojnë

Banorët presin ndihmën e Komunës së Podujevës për rinovimin e çatisë së objektit ku banojnë

Banorët e një objekti kolektiv në qendër të qytetit të Podujevës thonë se për shkak të dëmtimit të kulmit, sa herë që ka reshje, uji rrjedh brenda banesave. Për shkak të kësaj gjendjeje, ata thonë se u janë dëmtuar muret dhe nga lagështia po shkaktohet myk.

Përveç kësaj, për shkak të vrimave në kulm, këta banorë nuk mund të ndihen rehat nga zhurma e pëllumbave e era e rëndë. Labinot Rrahmani është banor i katit të pestë të këtij objekti. Ai thotë se ky objekt nuk është rinovuar asnjëherë në këta 20 vjet të pasluftës, shkruan sot Koha Ditore.