Kosovë

Dekorimi i Lipjanit për festat e fundvitit sërish përcillet me probleme

 

Komuna e Lipjanit për herë të dytë ka hapur tenderin për dekorimin e qytetit për festat e fundvitit, derisa në tenderin e parë nuk ka pasur interesim të asnjë operatori.

Megjithatë, Komuna ka paraparë 15 mijë euro për këtë projekt. Zyrtarët komunalë kanë njoftuar se është rihapur edhe një herë tenderi për dekorimin e qytetit dhe kërkojnë nga kompanitë serioze të aplikojnë në këtë projekt, shkruan sot “Koha Ditore”.