Kosovë

“Avoneti” akuzon komunën për degradim të sistemit arsimor

 

Rrjeti i OJQ-ve “Avonet” nëpërmjet një komunikate për medie ka kritikuar qeverisjen lokale për një varg gjetjesh në sistemin e arsimit. Kjo OJQ ka njoftuar se tashmë ka analizuar gjendjen e sistemit arsimor gjatë kësaj periudhe të qeverisjes së kryetari të kësaj komune, Agim Aliu.

“Arsimi në këtë komunë është duke u ballafaquar me probleme serioze. Si OJQ jemi thellësisht të shqetësuar që Komuna e Ferizajt ka instaluar në sistemin e arsimit keqmenaxhimin, politizimin e arsimit (këshillat e shkollave, atë të prindërve dhe arsimtarëve), mosfunksionalizimin e këshillave të shkollave, atë të prindërve dhe rekrutimin e drejtorëve të shkollave”, thuhet në komunikatën e kësaj OJQ-je, shkruan sot Koha Ditore.