Arbëri

PDK-ja në Podujevë kërkon llogari nga pushteti për borxhet e qirasë

Asnjë shifër borxhi nuk e kanë treguar zyrtarët e ekzekutivit të Podujevës kur kjo i është kërkuar në seancën e fundit të Kuvendit Komunal.

Kanë thënë se këto të dhëna do të jepen në fund të vitit kur përfundon viti fiskal. Por, këshilltari komunal i PDK-së, Rafet Llapashtica, ka kërkuar të dhëna edhe për vitin 2018, e që komunarët kanë qenë të rezervuar të japin shifra, shkruan sot “Koha Ditore”.

“A di kush me tregua se si është gjendja financiare e Komunës? Sa i kanë borxhe të tjerët Komunës dhe sa janë borxhet e Komunës? P.sh. në vitin 2018 prej 139 pronarëve (qiraxhinjve v.j.) vetëm 27 kanë paguar (qira), ndërsa 112 nuk kanë paguar asnjë cent për pronat me qira të Komunës. Kush janë këta pronarë politikë që nuk kanë paguar asnjëherë?”, i ka pyetur zyrtarët komunalë Rafet Llapashtica.

Drejtori për Buxhet dhe Financa, Isuf Latifi, ka thënë se raporti financiar 9-mujor tregon shpenzimet në bazë të planifikimit.

(Artikullin e plotë mund ta lexoni sot në “Koha Ditore”)