Arbëri

Rrugët në fshatrat e Rugovës pa sinjalizime dhe mbrojtëse anësore

Pothuajse në të gjitha fshatrat e Rugovës ka arritur asfalti. Nuk ka aktualisht ndonjë rrugë kryesore në fshatra që nuk është mbuluar me asfalt. Prej vitit 2014 e këndej në 14 fshatrat e Rugovës, siç tregojnë në Komunë, janë investuar rreth 5 milionë euro në ndërtimin e infrastrukturës rrugore, 2 milionë nga Komuna e 3 milionë nga Qeveria.

Pavarësisht të gjithë këtyre milionave të shpenzuar, të gjitha rrugët e fshatrave në Rugovë kanë një ngjashmëri të përbashkët. Janë pa vija të bardha mesit dhe skajit të rrugës. Asnjëra nuk ka shenja trafiku, e mbi të gjitha, asnjëra nga këto rrugë, pavarësisht se janë malore dhe sjellin me vete rrezikun duke marrë parasysh kthesa të shumta dhe pjerrtësinë e rrugëve, nuk kanë mbrojtëse anësore metalike, të cilat sadopak kishin shtuar sigurinë në rrugë gjatë sezonit dimëror kur mbulohen rrugët nga bora dhe akulli. “Infrastruktura rrugore është asfaltuar e gjitha nëpër fshatrat e Rugovës, shkruan sot Koha Ditore.

E kishte qenë mirë që ato rrugë me u pajis edhe me shenja komunikacioni, përfshirë edhe ato për praninë e kafshëve të egra, me qëllim që me u edukua vizitori, por edhe fëmijët, që me ditë se andej ka shtazë. Ne po i shohim kafshët e egra duke kapërcyer rrugën dhe duhet në zonat ku ka kafshë që dihet që kalojnë andej, me vendos shenja me figurë të kafshëve të egra”, thotë rugovasi Fatos Lajçi, nga organizata mjedisore ERA. Atë edhe më shumë e frikon fakti se këto rrugë malore nuk janë të pajisura as me mbrojtëse metalike anësore për siguri.

(Artikullin e plotë mund ta lexoni sot në “Koha Ditore”)