Inspektorët komunalë në Mitrovicë largojnë mallrat e ekspozuara në trotuare

Inspektorët komunalë në Mitrovicë largojnë mallrat e ekspozuara në trotuare

06 November 2019 14:50

Drejtoria e Inspeksionit në komunën e Mitrovicës, nën asistimin e Policisë së Kosovës, sot kanë ndërmarrë aksion duke mos lejuar shitësit e ndryshëm që produktet e tyre t’i ekspozojnë në trotuare dhe hapësira tjera publike, të parapara për shfrytëzim nga ana e qytetarëve.

Inspektorët komunalë, thuhet në kumtesën e Komunës së Mitrovicës, bëjnë të ditur se shitësit i kanë respektuar urdhëresat e inspektorëve dhe nuk ka pasur nevojë për intervenim të Policisë apo shqiptim të ndëshkimeve mandatore.

“Kjo gjë sipas tyre flet për faktin se shitësit po e kuptojnë seriozitetin e angazhimit të inspektorëve komunalë dhe rëndësinë e lirimit të hapësirave publike për lëvizje të lirë e pa pengesa të qytetarëve”, thuhet në njoftim.

Drejtori i Inspeksionit, Hysni Ahmeti, thekson se aksione të ngjashme do të ketë në vazhdimësi, deri sa të mos ketë ekspozim të mallrave nëpër trotuare dhe të mos ketë pengesa në lëvizjen e qytetarëve.

Image

© KOHA. Të gjitha të drejtat janë të rezervuara.

Komentet

Shto koment

Të ngjashme