Arbëri

Ramosaj: Operatori do ta rivitalizojë patjetër Grykën e Deçanit

Lumëbardhi i Deçanit është cenuar nga një operator hidrocentralesh, i cili, sipas shoqërisë civile, e ka futur tërë ujin në gypa për nevoja të turbinave të tri hidrocentraleve për prodhimin e energjisë elektrike.

Zyra e Rregullatorit të Energjisë (ZRRE) ua ka vazhduar muajin e kaluar lejen e operimit për periudhë njëvjeçare tri hidrocentraleve (HC) të kompanisë “Kelkos Energy”, në Grykën e Deçanit, përkatësisht HC “Bellaja”, HC “Deçani” dhe HC “Lumbardhi 2”, shkruan sot Koha Ditore.

Ky vendim nuk është mirëpritur nga Komuna e Deçanit dhe nga aktivistët e shoqërisë civile në këtë komunë. Kryetari i Deçanit, Bashkim Ramosaj, e ka bërë të qartë se operatori do të obligohet t’i respektojë kriteret që ai i ka përcaktuar për operimin e hidrocentraleve.

“Unë e kam publik opinionin tim. Kriteret i kam përcaktuar vetë se cilat duhet të respektohet, që me qenë në rregull me mua si kryetar. ZRRE-ja i ka dhënë leje operatorit. Unë i kam ndërmarrë të gjitha masat dhe kam kërkuar që të respektohet minimumi biologjik i ujit në lumë. Dhe ata kanë me respektua atë minimum veç më daltë shpirti. Kanë me rivitalizu Grykën e Deçanit, dhe kanë me ba veç më daltë shpirti mua. Kanë me ndërtua liqenin akumulues sipas projektit, dhe pa e bë atë liqen akumulues nuk e di ku ka institucion kriminel në këtë vend që i jep leje”, është shprehur Ramosaj goxha i mllefosur pas zhvillimeve të fundit në terren.

(Artikullin e plotë mund ta lexoni sot në “Koha Ditore”)