Kosovë

I vihet guri i themelit objektit të ri të Komunës së Lipjanit

I vihet guri i themelit objektit të ri të Komunës së Lipjanit

Ministria e Administrimit të Pushtetit Lokal në bashkëfinancim me komunën e Lipjanit në vlerë prej një milion e 800 mijë eurosh kanë nisur objektin e ri për administratën komunale në Lipjan.

Gjatë inaugurimit të nisjes së punimeve, kryetari i kësaj komune Imri Ahmeti ka thënë se është fat i mirë që po fillon gurthemeli për ndërtimin e një objekti të ri i cili është i nevojshëm për të gjithë.