Kosovë

Orët e humbura nuk kompensohen pas anulimit të konkursit për mësimdhënës në Prizren

Orët e humbura nuk kompensohen pas anulimit të konkursit për mësimdhënës në Prizren

Këshilltarët e partive opozitare në Kuvendin e Komunës së Prizrenit kanë kërkuar llogaridhënie nga ekzekutivi lokal lidhur me anulimin e konkurseve për punësimin e dhjetëra mësimdhënësve si dhe përgjegjësi për orët e humbura mësimore.

Sipas opozitarëve, mosangazhimi i mësimdhënësve në vitin e ri shkollor si rezultat i anulimit të këtij konkursit ka bërë që nxënësit të kenë mijëra orë të humbura mësimore. Po ashtu kanë theksuar se organet përgjegjëse nuk kanë dhënë sqarime të duhura se si do të kapërcehen problemet në këtë drejtim, shkruan sot Koha Ditore.