Arbëri

Banori i Reçakut që jeton në Gjermani po do të investojë, në pronën e tij i pamundësohet qarkullimi

Ka 5 vjet që ka blerë këtë pronë nga një serb në fshatin Reçak të Komunës së Shtimes.

Megjithatë, Rexhep Veseli nuk po mund ta shfrytëzojë pronën e tij, për shkak të banorëve përreth, raporton KTV.

Ata ia kanë bllokuar pronën e përbashkët, duke i pamundësuar atij të bëjë një rrugë për qarkullim.

Veseli thotë se ndonëse jeton në Gjermani, aty ka planifikuar që ta bëjë një serrë dhe t’i angazhojë disa punëtorë.

Rifat Imeri është njëri nga banorët që nuk po e lejon Veselin të ketë qasje në pronë të tij.

Ai nuk ka dashur të prononcohet, por ka pranuar që prona nuk është e tij, duke shtuar që e ka në plan ta blejë atë dhe se është duke e shfrytëzuar aktualisht atë pjesë të parcelës.

Përderisa rasti tash e dy vjet është ende duke u trajtuar në Gjykatën Themelore të Ferizajt.