Arbëri

Banorët e një lagjeje në Ferizaj ankohen për kundërmim të ujit të pijshëm

Foto: Ilustrim

Banorët e lagjes “Bilall Shala” në qytetin e Ferizajt prej disa ditësh po përballen me cilësi të dobët të ujit të pijshëm, që furnizohen nga Kompania Rajonale e Ujësjellësit “Bifurkacioni”.

Si pasojë e kësaj ata po obligohen të blejnë ujë të ambalazhuar për pije. Për këtë shkak, aktivistë të OJQ-së ORA, kanë takuar banorë të lagjes, shkruan sot “Koha Ditore”.

Zejnë Maloku, banues në këtë lagje, ka thënë se institucionet përkatëse deri tashti nuk e kanë lëshuar ndonjë njoftim publik për ndonjë problem që mund të ketë shkaktuar këtë kundërmim.

“Ka një javë që ujit po i vjen një erë e rëndë, thuajse kundërmim. Fillimisht menduam se kemi probleme me rrjetin e brendshëm privat të tubave, por gjatë ditëve pasuese dëgjuam shqetësime të ngjashme prej fqinjëve. Qe një javë jemi detyruar me ble ujë të ambalazhuar. Edhe banorët e tjerë të kësaj lagjeje po tregojnë se uji i ujësjellësit publik po kundërmon. Pos kostos financiare, ne jemi të shqetësuar sidomos për shëndetin e fëmijëve tanë. Deri sot nuk kemi dëgjuar ndonjë njoftim publik nga Bifurkacioni për ndonjë problem që mund të ketë shkaktuar këtë kundërmim”, ka thënë Maloku.

(Artikullin e plotë mund ta lexoni sot në “Koha Ditore”)