Deçani do të mbjellë 10 mijë fidanë në hapësira të reja gjelbëruese

Deçani do të mbjellë 10 mijë fidanë në hapësira të reja gjelbëruese

22 October 2019 09:31

Komuna e Deçanit ka planifikuar që deponitë e deritashme ilegale të mbeturinave të shndërrohen në hapësira të gjelbëruara. Sipas Komunës, deponitë ilegale që ishin në disa lokacione të kësaj komune, tashmë janë larguar dhe këto hapësira, siç njoftoi të hënën, zyra për informim e kësaj komune, do të kthehen në gjelbërim.

“10 mijë fidanë të rinj do të mbillen në Komunën e Deçanit. Kjo është bërë e ditur nga kryetari i Komunës, Bashkim Ramosaj, gjatë një takimi të përbashkët me bashkëpunëtorë të dikastereve përkatëse, si dhe me përfaqësues të fshatrave ku do të mbillen fidanët”, thuhet në njoftimin e kësaj komune. Aksioni për mbjelljen e fidanëve, siç njoftoi kreu i Deçanit, do të nisë gjatë kësaj jave. Fidanët do të jenë kryesisht pishë, dhe se ato janë siguruar nga Agjencia Pyjore e Kosovës.

“Ne si institucion komunal, kemi arritur që falë punës me përkushtim të ndërmarrjes komunale ‘Higjiena’ po ashtu edhe kompanive private, të cilat në mënyrë vullnetare na kanë ndihmuar të mbyllim deponitë ilegale të krijuara në disa fshatra të komunës së Deçanit, ndërsa tashmë këto hapësira do t’i pyllëzojmë e kjo do të bëhet duke bashkëpunuar edhe me banorët e fshatrave ku do të bëjmë pyllëzimin”, ka thënë Ramosaj.

(Artikullin e plotë mund ta lexoni në numrin e sotëm të Kohës Ditore)

Gazetën Koha Ditore mund ta lexoni edhe online. Këtu mund të gjeni sqarimin se si mund të abonoheni.

© KOHA. Të gjitha të drejtat janë të rezervuara.

Komentet

Shto koment

Të ngjashme