Qendra Kryesore e Mjekësisë Familjare në Obiliq ka pranuar një donacion nga Suedia me vlerë rreth 150,000.00€ nga donatori Xhafer Balaj, donacion ky i cili ka pajisur QKMF-në me pajisje mjekësore shumë të domosdoshme e në veçanti për Klinikën Intenzive dhe Klinikën e Radiologjisë.
Kryetari i Komunës, Xhafer Gashi, gjatë vizitës së sotme në QKMF, ka falënderuar për angazhimin drejtorin e saj, Haki Jasharin e në veçanti donatorin Xhafer Balaj, nga ku theksoi se shëndetësia vazhdon të mbetet prioriteti kyç i qeverisjes së tij.
Kjo pasi që, siç tha kryetari Gashi, “sektori i shëndetësisë është pjesa më e ndjeshme dhe pjesa e cila atakohet drejtpërdrejtë me jetën e qytetarit”.
“Andaj, ne në vazhdimësi po punojmë në krijimin e kushteve sa më mira të punës për profesionistët tanë shëndetësorë por edhe në ofrimin e shërbimeve sa më efikase për qytetarët tanë”, tha kryetari i Komunës së Obiliqit, Xhafer Gashi.
Komuna e Obiliqit në kuadër të këtij donacioni ka ndarë shumën prej rreth 35,000.00€ për pajisje mjekësore në QKMF.
-
Disa familje në Obiliq në vetizolim, QKMF-ja thotë se është e pajisur për betejën
-
KFOR-i amerikan dhuron pajisje mjekësore për QKMF-në në Mitrovicë
-
Obiliqi ndan 100 mijë euro për familjet në nevojë në kohë pandemie
-
QMF-të në Prishtinë ofruan mbi 3 milionë shërbime shëndetësore, sfidë numri i vogël i personelit dhe barnat
-
Lirohet në procedurë të rregullt burri që sulmoi ekipin mjekësor në QKMF-në e Obiliqit