Kosovë

Kuvendi i Prizrenit miraton buxhetin e vitit 2020

Kuvendi i Prizrenit miraton buxhetin e vitit 2020

Në mbledhjen e VII (shtatë) të Kuvendit Komunal për vitin 2019, të mbajtur sot si vazhdimësi e mbledhjes së datës 25 shtator 2019, është miratuar buxheti i vitit 2020 dhe parashikimi buxhetor për vitet 2021 dhe 2022, bëhet e ditur përmes një komunikate për media.

Kjo pikë e rendit të ditës u votua unanimisht nga anëtarët prezentë të Kuvendit me 22 vota për, transmeton Koha.net.