Klubi i Mjedisit ndan njohuritë e “eko-shkollës” me shkollat e tjera

Klubi i Mjedisit ndan njohuritë e “eko-shkollës” me shkollat e tjera

10 October 2019 11:27

EC Ma Ndryshe në kuadër të projektit “EKO-Shkolla” ka realizuar një takim me përfaqësuesit e shkollës "Emin Duraku" në Prizren, dhe së bashku me Klubin e Ambientit "Luciano Motroni" ka mbajtur një prezantim para nxënësve të kësaj shkolle, bëhet e ditur përmes një komunikate për media.

Pas kalimit nëpër një serie të edukimit mjedisor, zbatimit të aksioneve të shumta dhe fitimit të përvojës dhe njohurive përkatëse, EC dhe anëtarët e këtij Klubi tani po organizojnë vizita dhe ligjërata në shkolla të tjera publike të Prizrenit për të ndarë përvojën e EKO-Shkollës dhe të motivojnë të rinjtë e tjerë që të merren me çështjen e mbrojtjes së mjedisit.

Sot para nxënësve të kësaj shkolle përkatësisht janë prezantuar temat e trajnimeve nëpër të cilat kanë kaluar ky klub, nismat e realizuara, intervenimet ekologjike dhe dokumentet që janë prodhuar për të shërbyer si udhëzues për iniciativa të tilla.

Ky aktivitet është mundësuar nga ‘Programi i shoqërisë civile për Shqipërinë dhe Kosovën’, financuar nga Ministria e Punëve të Jashtme të Norvegjisë dhe menaxhuar nga Fondacioni Kosovar për Shoqëri Civile (KCSF) në partneritet me Partnerët Shqipëri për Ndryshim dhe Zhvillim (PA).

© KOHA. Të gjitha të drejtat janë të rezervuara.

Komentet

Shto koment

Të ngjashme