Kosovë

Pika informuese turistike nga “Bazhdarhana” në Stacionin e Autobusëve në Prizren

Pika informuese turistike nga “Bazhdarhana” në Stacionin e Autobusëve në Prizren

Drejtoria e Turizmit dhe Zhvillimit Ekonomik në Komunën e Prizrenit të martën ka rifunksionalizuar pikën informuese për turistë që tani është vendosur afër Stacionit të Autobusëve.

Sipas zyrtarëve komunalë, kjo pikë informuese më parë ka qenë e vendosur në lagjen “Bazhdarhane” dhe “që prej vitit 2017 ka qenë jashtë funksionit, për arsye të vendosjes në lokacion të gabuar”. Drejtuesit e Komunës kanë bërë të ditur se duke marrë për bazë zonat më të frekuentuara nga turistët si dhe nevojën për t'i dhënë informacione atyre, është vendosur që kjo pikë informuese për turistë të rifunksionalizohet dhe të zhvendoset në afërsi të Stacionit të autobusëve, si zonë më e qasshme për vizitorët e qytetit.