Sërish dështon dhënia në shfrytëzim e objektit të pushimores në Orllan

Sërish dështon dhënia në shfrytëzim e objektit të pushimores në Orllan

Nexhat Tovërlani 08 October 2019 08:32

Komunarët e Podujevës assesi nuk po mund ta funksionalizojnë objektin që ishte e dedikuar për fëmijët jetimë në fshatin Orllan. Meqenëse vetë nuk ka arritur ta bëjë një gjë të tillë, as tentimi për ta dhënë në shfrytëzim nuk po funksionon.

Zyrtarët komunalë tash e kanë ulur edhe çmimin për metër katrorë me qëllim që ta funksionalizojnë atë. Zëdhënësi i Komunës, Nazmi Elezi, thotë se tashmë çmimin e kanë zbritur në 2 mijë euro nga 5 mijë sa kishte qenë oferta e parë.

“Komisioni për dhënien e pronës së paluajtshme në shfrytëzim, gjatë javës (në fund të shtatorit v.j.) do të bëjë sërish ofertën publike për dhënie në shfrytëzim të objektit ‘Ish-Pushimorja e Fëmijëve’ në Orllan. Ky objekt me sipërfaqe prej 1650m2, deri tash tri herë është ofertuar për dhënie me qira me çmim fillestar prej 5.000€; 3.300€ dhe 2.062.50€, por në asnjërin rast nuk ka pasur ofertues të interesuar”, ka thënë Nazmi Elezi.

Sipas tij, Komisioni do të propozojë që ky objekt të jepet në shfrytëzim afatshkurtër me çmim fillestar më të ulët sesa tri herët e kaluara.

Ndërkohë opozita në këtë komunë thonë se do të duhej që vetë Komuna e Podujevës ta funksionalizonte dhe me këtë do të mund t’i punësonte së paku 40 veta.

(Më gjerësisht lexoni në Koha Ditore)

Gazetën Koha Ditore mund ta lexoni edhe online. Këtu mund të gjeni sqarimin se si mund të abonoheni.

© KOHA. Të gjitha të drejtat janë të rezervuara.

Komentet

Shto koment

Të ngjashme