Në Ferizaj shënohet java e mobilitetit dhe lëvizshmërisë

Në Ferizaj shënohet java e mobilitetit dhe lëvizshmërisë

19 September 2019 11:36

Organizuar nga Ministria e Mjedisit dhe Planifikimit Hapësinor në bashkëpunim edhe me Asociacionin e Komunave të Kosovës dhe komunat, këtë të enjte në Ferizaj është shënuar “Java Evropiane e Mobilitetit dhe Lëvizshmërisë”.

Në këtë aktivitete me biçikletat e tyre kanë marrë pjesë nënkryetari i Komunës së Ferizajt, Naim Ferati, drejtorja e financave, Sebahate Ajeti-Sadiku, drejtori i shërbimeve publike Arben Halili, Arsim Osmani nga Asociacioni i Komunave të Kosovës, zyrtarë komunalë, si dhe nxënës të shkollave fillore të Ferizajt.

Me këtë rast drejtori i drejtorisë së shërbimeve publike dhe emergjencës, Arben Halili, ka thënë se në këtë mënyrë edhe në Ferizaj, po shënohet “Java Evropiane e Mobilitetit dhe Lëvizshmërisë”, aktivitet ky shumë i rëndësishëm për të gjithë qytetarët dhe që ka për qëllim promovimin e lëvizjes së lirë me biçikleta dhe në këmbë.

“Kjo shkon edhe ne favor të ruajtjes së mjedisit, pasi siç e dini kohëve të fundit edhe komuna jonë, por edhe komunat e tjera, konkretisht ka probleme mjedisore dhe po e promovojmë një aktivitete të tillë. Në të njëjtën kohë dua të potencoj edhe një çështje tjetër që ka të bëjë pikërisht me këtë javë, ku Komuna e Ferizajt është përzgjedhur në mesin e katër komunave të Republikës së Kosovës për hartimin e planitetit të mobilitetit, ku me këtë rast falënderojmë Asociacionin e Komunave të Kosovës, që na ka mundësuar që të jemi pjesë e këtyre katër komunave për të hartuar planin e mobilitetit për ditën ne vazhdim. Komuna ka përcaktuar grupin punës që do të merret me këtë çështje dhe pas hartimit dhe procedurave të tjera do të procedohet në Kuvend, dhe ne si komuna do ta kemi një dokument shumë të rëndësishëm që e promovon lëvizjen e lirë të qytetarëve konkretisht ecjen dhe shtigjet e biçikletave” , ka thënë drejtori Halili.

Aktivitete për shënimin e kësaj jave kanë vazhduar gjatë gjithës ditës, duke bërë edhe ecje në këmbë tek Parku i Lirisë.

Komentet

Shto koment

Të ngjashme