Arbëri

Policia në Gjilan më 20 shtator do të mbyllë dy rrugë, shënohet java e mobilitetit

Policia e Kosovës në bashkëpunim me Asociacionin e komunave dhe me GIZ është duke e shënuar javën e mobilitetit ose (lëvizshmërisë së lirë), bëhet e ditur përmes një komunikate për media.

Në kuadër të këtyre aktiviteteve në komunën e Gjilanit parashihet mbyllja e rrugëve:

Rruga “Ibrahim Rugova”,( ish sheshi i Pavarësisë, duke filluar nga: fillimi i parkut të qytetit, deri te “rreth rrotullimi në qendër” të qytetit), dhe

Rruga “Nëna Terezë”, (ish rruga e “Prishtinës”, nga Teatri i qytetit deri te rreth “rrotullimi në kryqëzimin e rrugës Prishtinës” me Rr. ”E Bezit” ).

Për shkaqe sigurie të pjesëmarrësve në kuadër të këtyre aktiviteteve parashihet mbyllja e rrugëve (segmente të caktuara) të cekura më lartë për makina dhe lëvizja të behet e lirë për këmbësorë dhe biçikleta.

Aktiviteti zhvillohet ditën e premte, 20 shtator 2019, dhe këto segmente rrugore do të jenë të mbyllur tërë ditën duke filluar nga ora 08:00 deri në 18:00 .

Të bashkëngjitur e keni hartën skematike të segmenteve rrugore të cekura më lartë që parashihen se në ditën e cekur do të jenë të mbyllura për qarkullim me vetura.