Arbëri

Drenasi po pastron lumenjtë që e përshkojnë

Drejtoria e Infrastrukturës Lokale e Drenasit ka vazhduar implementimin e projekteve të planifikuara për këtë vit. Në mesin dhjetëra projekte të kësaj drejtorie, këtë vit ka vazhduar edhe pastrimin, thellimi dhe zgjerimi i lumit “Drenica” dhe “Vërbica”.

Pastrimi, thellimi dhe zgjerimi i këtyre lumenjve ka gjatësinë afër 35 kilometra dhe atë në këto drejtime: nga fshati Çikatovë e Re në drejtim të fshatit Gllobar, Tërstenik I dhe II, Polluzhë deri në kufi me fshatrat e Komunës së Skenderajt, pastaj ka vazhduar në fshatin Vërboc.

Rregullimi i shtratit të lumit Drenica është në lloton 5 dhe 6, ndërsa janë duke u punuar në llot 7 nga Zabeli i Ulët në drejtim të Negrocit.

Kujtojmë se për zgjerimin, thellimin dhe pastrimin e lumit “Drenica” dhe “Vërbica” është duke vazhduar llot 1, 2 dhe 3, nga “Guri i Plakës” në fshatin Dobroshec në drejtim të Drenasit dhe Komoranit.

{gallery}