Përurohet objekti i ri i shkollës “Ismet Rraci” në Klinë

Përurohet objekti i ri i shkollës “Ismet Rraci” në Klinë

18 September 2019 12:12

Ministri në detyrë i Arsimit, Shkencës dhe Teknologjisë, Shyqiri Bytyqi, ishte pjesë e përurimit të objektit të ri të shkollës fillore të mesme të ulët “Ismet Rraci” në Klinë, e cila sot feston edhe përvjetorin e 73-të të funksionimit të saj, bëhet e ditur përmes një komunikate për media.

Me këtë rast ai ka uruar nxënësit, mësimdhënësit, prindërit dhe gjithë banorët e Klinës për shkollën e re dhe ka thënë se, ky objekt modern shkollor mbanë emrin e një patrioti të madh, siç është Ismet Rraci.

“Po shohim një pamje vërtetë të bukur të një shkolle të re. Klina po përjeton një infrastrukturë moderne shkollore, e cila bartë me vete edhe rritjen e cilësisë në arsim, falë përkushtimit dhe angazhimit të mësimdhënësve të kësaj shkolle. Çdo ditë po angazhohemi në përmirësimin dhe modernizimin e infrastrukturës shkollore, e cila është bazë për një arsim cilësor”, është shprehur Bytyqi.

Për historikun e shkollës folën kryetari i komunës së Klinës, Zenun Elezaj dhe drejtori i shkollës, Ahmet Krasniqi.

Shkolla ”Ismet Rraci” ka të sistemuar 1493 nxënës dhe 70 mësimdhënës.

© KOHA. Të gjitha të drejtat janë të rezervuara.

Komentet

Shto koment

Të ngjashme