Haskuka: Pasojat e degradimit të arsimit nga PDK-ja vërehen ende

Haskuka: Pasojat e degradimit të arsimit nga PDK-ja vërehen ende

Fisnik Minci 18 September 2019 12:31

Lidershipi i Komunës së Prizrenit ka shprehur habinë me pretendimet e degës së PDK-së për gjendjen në arsimin komunal, duke theksuar se pikërisht ky subjekt e ka degraduar më së shumti këtë sektor.

Sipas kryetarit të Komunës, Mytaher Haskuka pasojat e degradimit njëdekadësh mund të vërehen ende në arsimin e Prizrenit. Megjithëkëtë, ai ka shprehur qëndrimin se gjatë këtij mandati qeverisës ka pasur avancim të arsimit në shumë aspekte, shkruan sot Koha Ditore.

“Vetë PDK-ja derisa ka qenë në qeverisje ka krijuar probleme të shumta në fushën e arsimit, e madje edhe skandale si rasti i keqpërdorimit të fondeve në manifestimin e javës ‘Remzi Ademaj’. Pasojat nga degradimi i bërë nga ata në fushën e arsimit mund të vërehen edhe sot e kësaj dite. Është e habitshme se si pikërisht aty ku kanë degraduar më së shumti, tani marrin guximin që të kritikojnë”, ka thënë Haskuka, duke u përgjigjur në akuzat e bëra nga dega e PDK-së në Prizren.

Ai ka pohuar se pavarësisht gjendjes së trashëguar janë bërë hapa drejt përmirësimit.

(shkrimin e plotë e gjeni sot në “Koha Ditore”)

Gazetën Koha Ditore mund ta lexoni edhe online. Këtu mund të gjeni sqarimin se si mund të abonoheni.

© KOHA. Të gjitha të drejtat janë të rezervuara.

Komentet

Shto koment

Të ngjashme