Aksion në barnatoret e Gjakovës, konfiskohen 421 paketime pa banderola Foto: Ilustrim/Koha

Aksion në barnatoret e Gjakovës, konfiskohen 421 paketime pa banderola

13 September 2019 11:16

Njësia policore dhe inspektorët farmaceutik kanë bërë kontrollimin e tri barnatoreve në Gjakovë, ku edhe kanë konfiskohen 421 paketime pa banderola.

Sipas Policisë, në rastin e parë, gjatë kontrollimit janë gjetur dhe konfiskuar 67 paketime të llojeve të ndryshme të cilat kanë qenë pa banderola dhe nuk i dihet prejardhja e produkteve. Me vendim të prokurorit pas intervistimit i dyshuari është liruar dhe rasti shkon në procedurë të rregullt.

Kurse, rasti tjetër ka ndodhur në rrugën ‘Anton Çeta’, në Gjakovë, ku njësia policore dhe inspektorët farmaceutik kanë bërë kontrollimin e barnatores e të dyshuarës femër. Gjatë kontrollimit janë gjetur dhe konfiskuar 244 paketime të llojeve të ndryshme të cilat kanë qenë pa banderola. Me vendim të prokurorit pas intervistimit i dyshuari është liruar dhe rasti shkon në procedurë të rregullt.

Po ashtu në rrugën ‘Konferenca e Bujanit’, në këtë qytet, njësia policore dhe inspektorët farmaceutik kanë bërë kontrollimin e barnatores të dyshuarit mashkull.

Gjatë kontrollimit janë gjetur dhe konfiskuar 110 paketime të llojeve të ndryshme të cilat kanë qenë pa banderola dhe nuk i dihet prejardhja e produkteve. Me vendim të prokurorit pas intervistimit i dyshuari është liruar dhe rasti shkon në procedurë të rregullt.

© KOHA. Të gjitha të drejtat janë të rezervuara.

Komentet

Shto koment

Të ngjashme