Arbëri

Partneriteti me biznesin privat i shkakton probleme Komunës së Lipjanit

Hapja e një konkursi për punësime në kompaninë private “Mabco Construction”, ku njëri ndër bashkëpronarët është Islam Pacolli (AKR) ka nxitur reagime dhe akuza të ashpra ndërmjet pozitës dhe opozitës. Kjo kompani është duke e shfrytëzuar pronën komunale për operim në marrëveshje me të.

Por, veprimin e kësaj kompanie Komuna e Lipjanit e ka cilësuar në shërbim të fushatës elektorale të AKR-së, të cilit i përket pronari i kompanisë, shkruan sot Koha Ditore.

“Komuna e Lipjanit reagon ndaj kompanisë “MABCO CONSTRUCTIONS” SH.P.K e cila ditëve të fundit ka hapur një konkurs për pranimin e disa punëtorëve në këtë kompani, për të manipuluar me qytetarët kryesisht të Komunës së Lipjanit pikërisht në kohën kur vendi ynë po gjendet në prag të fushatës elektorale për zgjedhje nacionale në nivel vendi. Për hir të informimit të drejtë të qytetarëve, Komuna e Lipjanit çdoherë ka qenë e gatshme që të jetë e hapur për investitorët e jashtëm për të gjeneruar vende të reja të punës, ku konsiderojmë që qytetarët kanë nevojë për një vend pune, andaj ne kemi vepruar njëjtë edhe me këtë investitor e cili nuk e ka respektuar kontratën dhe është në kundërshtim me nenin 4, pika 1.5 e kësaj kontrate”, thuhet në komunikatën e Komunës.

Sipas saj, ky nen thotë se marrësi i pronës në shfrytëzim obligohet që këta persona të punësohen përmes një komisioni të përbashkët me komunën sipas vendimit të kuvendit komunal 15, nr. 464-34451, të datës 30.6.2016” dhe kompania nuk e ka respektuar këtë....(Artikullin e plotë mund ta lexoni në numrin e sotëm të Kohës Ditore)