Mushkërive të Ferizajt, "Parkut të Lirisë", iu shtua edhe këndi i lojërave për fëmijë. Prindërit e gjyshërit që ndajnë kohën për t`u çlodhur në fashon më të bukur të gjelbër të Ferizajt, që nga sot kanë mundësinë që të vegjëlve t`i ofrojnë edhe rekreacionin në këndin e sapo ndërtuar të lojërave.
Kjo falë një investimi të realizuar nga Komuna e Ferizajt, me qëllim rirregullimin e kësaj zone, duke maksimizuar potencialin e mundësitë që ofron ky park.
Për të përuruar dhe parë punimet që janë kryer aty, doli i pari i Ferizajt, Agim Aliu bashkë me drejtorin e Zhvillimit Ekonomik dhe Turizmit, Zekir Bytyçi dhe atë të Infrastrukturës, Arbër Bytyçi.
I pari i Ferizajt, Agim Aliu përveç këtij investimi paralajmëroi edhe një mori projektesh që synon të realizoj në këtë zonë.