Afro 700 nxënës të shkollës së mesme të ulët “Vezir Jashari” në Ferizaj kanë nisur procesin mësimor ende pa u përfunduar rinovimi i objektit, madje në këtë shkollë ende nuk ka përfunduar as kulmi.
Në një ambient të tillë nxënësit e kësaj shkolle do të mësojnë edhe dy javë derisa pritet të finalizohet projekti, shkruan sot Koha Ditore.
Në Komunën e Ferizajt kanë thënë se kjo situatë është krijuar pasi që procedurat projektuese dhe tenderuese janë zvarritur.
Sidoqoftë në Komunë kanë thënë se janë rritur kujdesi dhe siguria ndaj fëmijëve. Rreth kësaj çështjeje kanë reaguar prindërit, shoqëria civile dhe opozita....(Më gjerësisht, sot në "Kohën Ditore")