Kosovë

Gjysma e e-kioskave në Prizren jofunksionale

Gjysma e e-kioskave në Prizren jofunksionale
 

Prizren, 27 gusht – Reformimi i administratës publike në Kosovë dhe digjitalizimi i shërbimeve kanë mbetur vetëm premtime të fushatave zgjedhore ka vlerësuar një hulumtim i Institutit GAP.

Aty vlerësohet se edhe përpjekjet individuale të komunave për digjitalizimin e shërbimeve administrative me futjen në përdorim të e-kioskave nuk është se i kanë eliminuar sfidat në këtë drejtim. Madje rreth gjysma e e-kioskave të vendosura nuk janë funksionale.