Gjurmët e terrorit bullgar të viteve ‘40

Gjurmët e terrorit bullgar të viteve ‘40

Rexhep Maloku Rexhep Maloku 25 August 2019 09:41

Bari është më i gjelbër në shtratin e istikamit të hapur rreth tetëdhjetë vjet më parë. Në pjesën më të madhe të ditës hija i bie shtratit të njërit prej dy llogoreve në dyja anët e kodrës së zhveshur në fshatin Nasalë të Gjilanit.

Edhe fushat e luginës së lumit Morava kanë nisur të zverdhen. Rrezet e diellit përthyhen në gurët e copës së mbetur të “Rrugës së bugarit”, që zgjatet ndanë varreve të fshatit me rreth pesëdhjetë shtëpi. Rruga ishte shtruar gjatë Luftës së Dytë Botërore, kur rajoni ishte nën pushtimin bullgar.

“Kështu njihet nga njerëzit më të moshuar të këtyre fshatrave”, thotë Ruzhdi Selimi, kryetar i fshatit. Ai tregon se pos synimit për ta shmangur kthesën e trasesë së vjetër, fshati vendosi që të mos asfaltonte një pjesë të rrugës, si dëshmi e sakrificës së gjyshërve që nën kërcënimin e armëve të ushtarëve bullgarë po ndërtonin infrastrukturën rrugore në fillim të viteve dyzet të shekullit të kaluar, shkruan Koha Ditore.

Në hyrje të fshatit tabela e kaltër e rrugës “Emin Emini” është një tjetër shenjë që ua kujton të moshuarve dëshmitë të përcjella brez për brezi për torturat bullgare ndaj fshatarëve nga Mbretëria Bullgare, atëherë në aleancë me boshtin nazifashist.

Poshtë shtëpive, shtrati i Moravës ishte në fakt kufi me Shqipërinë. Kështu i referohen zonës italiane të pushtimit, ku shqiptarët e Kosovës përjetuan “tri ditë Shipni”, sikurse u referohen autoriteteve të emëruara nga Qeveria shqiptare që kishte dërguar edhe mësues.

“Në Remnik bullgarët i kanë varrosur njerëzit për së gjalli”

Matanë lumit po jetësoheshin të drejtat elementare të shqiptarëve, përderisa këndejpari shqiptarët po përjetonin tortura të tmerrshme. “Në Remnik bullgarët i kanë varrosur njerëzit për së gjalli”, tregon Selimi në istikamin e anës së majtë të kodrës, me pamje kah fshatrat e Vitisë... (Më gjerësisht lexoni në Koha Ditore)

Gazetën Koha Ditore mund ta lexoni edhe online. Këtu mund të gjeni sqarimin se si mund të abonoheni.

© KOHA. Të gjitha të drejtat janë të rezervuara.

Komentet

Shto koment

Të ngjashme