Kosovë

Ministrja Zhiviq takoi kryetarin e Komunës së Klinës, Zenun Elezaj

Ministrja Zhiviq takoi kryetarin e Komunës së Klinës, Zenun Elezaj

Ministrja në detyrë e Bujqësisë, Pylltarisë dhe Zhvillimit Rural, Dijana Zhiviq, ka pritur sot kryetarin e Komunës së Klinës, Zenun Elezaj, me të cilin kanë biseduar lidhur me zhvillimet në sektorin e bujqësisë, përfshirë këtu edhe ecurinë e implementimit të programeve mbështetëse të Ministrisë për këtë vit.

Zhiviq ka rikonfirmuar gatishmërinë e saj për të thelluar bashkëpunimin me këtë komunë, me qëllim të zhvillimit të mëtejmë të sektorit të bujqësisë në këtë rajon.