Kosovë

Filloi rregullimi i 1500 metrave kanalizim në Panorc të Malishevës

Filloi rregullimi i 1500 metrave kanalizim në Panorc të Malishevës

Sot në fshatin Panorc, ka filluar hapja dhe zgjerimi i rrjetit të kanalizimit, edhe për 1500 metra, për një pjesë të fshatit dhe lidhja me rrjetin kryesor të kanalizimit në fshat.

Ky zgjerim i rrjetit të kanalizimit, realizohet në kuadër të realizimit të projekteve kapitale në territorin e Komunës së Malishevës, të planifikuara të realizohen gjatë vitit 2019 dhe rregullimit të infrastrukturës së përgjithshme në vendbanimet e Komunës së Malishevës.